Homo Capax: Hermeneutika e Zotësive Njerëzore

Ese etiko-politike

Tapa blanda, 248 páginas

Idioma Albanian

Publicado por Zenit.

ISBN:
978-9928-113-43-6
¡ISBN copiado!
Sin valoración (0 reseñas)

Duhet luftuar kundër çdo prirjeje për ta parë të kaluarën vetëm nën këndin e së kryerës. Duhet riçelur e kaluara, për të rigjallëruar në të potencialet e fjetura, të penguara apo dhe egërsisht të masakruara.

Shkurt pra, përkundër zakonit përtac për ta parë të ardhmen si të hapur nga të gjitha anët dhe të papërcaktuar, kurse të kaluarën si njëtrajtësisht të mbyllur dhe të domosdoshme, duhet të punojmë për t'i bërë pritjet tona sa më të përcaktuara dhe përvojat tona sa më të papërcaktuara.

Nganjëherë, historia e shkruar është e dëmshme për historinë e gjallë dhe e padrejtë me të. Nëse historia monumentale është një shkollë e madhështisë dhe ajo antikuare një shkollë e përnderimit, kemi nevojë nga ana tjetër për një histori të vërtetë kritike, të padrejtë, të pamëshirshme, mizore.

Vetëm madhështia e së tashmes arrin të njohë dhe pranojë atë të dikurshmen, duke u matur kështu së bashku, …

2 ediciones

Temas

  • Modern philosophy
  • Hermenuetics
  • Ethics