Tapa blanda, 248 páginas
Idioma Albanian
Publicado por Zenit.
Tapa blanda, 248 páginas
Idioma Albanian
Publicado por Zenit.
Duhet luftuar kundër çdo prirjeje për ta parë të kaluarën vetëm nën këndin e së kryerës. Duhet riçelur e kaluara, për të rigjallëruar në të potencialet e fjetura, të penguara apo dhe egërsisht të masakruara.
Shkurt pra, përkundër zakonit përtac për ta parë të ardhmen si të hapur nga të gjitha anët dhe të papërcaktuar, kurse të kaluarën si njëtrajtësisht të mbyllur dhe të domosdoshme, duhet të punojmë për t'i bërë pritjet tona sa më të përcaktuara dhe përvojat tona sa më të papërcaktuara.
Nganjëherë, historia e shkruar është e dëmshme për historinë e gjallë dhe e padrejtë me të. Nëse historia monumentale është një shkollë e madhështisë dhe ajo antikuare një shkollë e përnderimit, kemi nevojë nga ana tjetër për një histori të vërtetë kritike, të padrejtë, të pamëshirshme, mizore.
Vetëm madhështia e së tashmes arrin të njohë dhe pranojë atë të dikurshmen, duke u matur kështu së bashku, …
Duhet luftuar kundër çdo prirjeje për ta parë të kaluarën vetëm nën këndin e së kryerës. Duhet riçelur e kaluara, për të rigjallëruar në të potencialet e fjetura, të penguara apo dhe egërsisht të masakruara.
Shkurt pra, përkundër zakonit përtac për ta parë të ardhmen si të hapur nga të gjitha anët dhe të papërcaktuar, kurse të kaluarën si njëtrajtësisht të mbyllur dhe të domosdoshme, duhet të punojmë për t'i bërë pritjet tona sa më të përcaktuara dhe përvojat tona sa më të papërcaktuara.
Nganjëherë, historia e shkruar është e dëmshme për historinë e gjallë dhe e padrejtë me të. Nëse historia monumentale është një shkollë e madhështisë dhe ajo antikuare një shkollë e përnderimit, kemi nevojë nga ana tjetër për një histori të vërtetë kritike, të padrejtë, të pamëshirshme, mizore.
Vetëm madhështia e së tashmes arrin të njohë dhe pranojë atë të dikurshmen, duke u matur kështu së bashku, mes të barabartësh. Përtej qëndrimit brutal niçean, duhet të arrijmë të dëgjojmë një zë më të thellë, i cili, te forca e së tashmes, lëvdon vrullin e shpresës.